Ikën izraelitët, na morën fytyrën,por na lanë.. furgonat!

Shumë vetë kanë bërë ironi, kur kanë mësuar se Izraeli ka bërë transportin e futbollistëve nga Rinasi në Tiranë.. me furgonë. Dhe jo furgonë me dritë dhe me ajër, por nga  ata të drynosur edhe kundër diellit. Pas asaj që ndodhi, historia me furgonë të kujton “Kalin e Trojës”, të paktën kur dëgjuam nga tanët, në eufori e sipër, kur kanë lëshuar edhe një shprehje e tillë: “ Ata  paskan ardhur të ruajnë kokat dhe jo portën..”

Kur ndeshja mbaroi, dhe ne na mbetën 3 gola dhe një shije më e keqe se kurrë, na dukej sikur dëgjonim zërin e tyre: “ Tani, mund të hipni ju nëpër furgona..”

Sfidanti.al