E thotë Rivaldo: Guardiola mund të kthehet te Barcelona

Shokë skuadre me fanelën blaugrana; Rivaldo në sulm, Guardiola që I mbron krahët, një situatë të cilën braziliani pas shumë vitesh kërkon ta rijetojë. Ish futbollisti  që mbështet vazhdimisht Barcelonën, shpreson që klubi katalanas të kthehet në majat më të larta të futbollit evropian, por për ta bërë sipas Rivaldos duhet të kthehet prapa në kohë dhe cështjet që kanë të bëjnë me Manchester City mund të favorizojnë Barcelonën

‘Mund të jetë një mundësi e madhe të rishohim Guardiolën te Barcelona, por kjo do të varet edhe nga rezultatet e Setien-tha Rivaldo-Cështja Bartomeu? Sinqerisht shpresoj që kjo të mos jetë e vërtetë. Nëse ai ka paguar dikë për të baltosur futbollistët, do të jetë dicka e trishtuar’

Rivaldo foli edhe për blerjen e Braithëaite nga skuadra e Barcelonës duke mos e miratuar këtë lëvizje

‘Nuk e miratoj blerjen e Braithëaite për disa motive-vijoi Rivaldo-nuk është periudhë merkatoje dhe kjo lëvizje dëmtoi Leganes, një klub që po lufton për mbijetesë. Për më tepër, Barcelona mund të promovonte një futbollist nga academia e saj. Skuadra po përmirësohejm kështu që një sforco e tillë është e kotë. Me gjithë respektin  për të, por Braithëaite nuk është ai që I duhet Barcelonës tani’.

Sfidanti.al