Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, policia vë në pranga Wayne Rooney

Wayne Rooney përsëri përfshihet në probleme që nuk kanë të bëjnë aspak me futbollin e luajtur. Sulmuesi i Evertonit e pa veten në pranga pasi policia e arrestoi për shkak se u dyshua se po drejtonte makinën e tij nën efektin e alkoolit. Sipas mediavve britanike, ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së enjtes teksa Rooney po kthehej në shtëpi pas një feste. Rooney është shënuiesi më i mirë në historinë e përfaqësueses angleze me 53 gola në 119 ndeshje të luajtura. Karrierën e nisi pikërisht te Evertoni për të kaluar më pas te Manchester IUnited ku qëndroi 13 sezone duke shënuar 183 gola. MNë merkaton e kësaj vere ai u kthye te Evertoni ku po shënon vazhdimisht. në fakt ai ndaj Manchester City ishte goli i tij i 200 në Premier league.

sfidanti.al