Drejt Euro 2020, Mancini humbet menjëherë Verratin e Berardin

Roberto Mancinit i duhet të bëjë me 2 tërheqje lojtarësh përpara nisjes së grumbullimit për 2 ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2020 kundër Bosnjes dhe Armenisë dhe bëhet fjalë për Marko verratin dhe Domeniko Verrati. mesfushori i paris Sën Zhermenit shfaqi një problem në pulpë në ndeshjen kundër Brest dhe do të zëvendësohet në këto dy ndeshje nga Sandro Tonali që la grumbullimin e skuadrës së U21

Akoma më i rëndë duket problemi i berardit. Sassuolo bëri të ditur se sulmuesi ka pësuar një dëmtim në pjesën e aduktorit në kofshën e majtë dhe se gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite. për momentin ende nuk dihet se cili futbollist do të zëvendësoje Berardin në kombëtaren italiane për këto dy përballje të fundit të fushatës së kualifikueseve të Euro 2020.

sfidanti.al