Drejt Barcelona-Napoli; Gattuso buzëqesh, Insigne është gati

Lajme të mira vijnë në shtëpinë Napoli; Lorenzo Insigne është mirë dhe është gati për sfidën e Camp Nout me Barcekonën. Dyshimi i madh për praninë e kapitenit në atë ndeshje u zhduk vetëm paraditen e kësaj të premteje në stërvitjen përfundimtare të Napolit ku sulmuesi italian ishte bashkë me pjesën tjetër të skuadrës. Problemi në aduktor që e nxori nga loja në ndeshjen e fundit të kampionatit me Lazion duket se është zgjidhur përfundimisht

Kjo është lista e të grumbulluarve nga trajneri Gattuso për ndeshjen me Barcelonën në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve

Meret, Ospina, Karnezis, Di Lorenzo, Manolas, Luperto, Mario Rui, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj, Allan, Zielinski, Elmas, Fabian Ruiz, Demme, Lobotka, Callejon, Lozano, Insigne, Mertens, Llorente, Milik, Politano.

Sfidanti.al