UEFA do të zgjidhë qesen: Më shumë para në Champions  dhe Europa Ligë

Mbas ndryshimit të formatit lidhur me kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve (LK), duke e bërë më të vështirë “rrugën” e klubeve të vegjel, tani, UEFA paralajmëroi ndryshime edhe në fondin e shpërblemeve që do të marrin ekipet pjesëmarrës në këtë konkurrim. Në vend të 2,3 miliardë eurove që kanë marrë, deri tani, në të ardhmen, klubet do të marrin 3,4 miliardë euro. Spas formatit të ri, shumat më të mëdha do t’i përfitojnë klubet e mëdhenj që, zakonisht, shkojnë më larg në “rrugën” e tyre në Champions. Megjithatë, më shumë para do të marrin edhe klubet që do të arrijnë deri te faza e grupeve, kështu që në vend të 12,3 milionë eurove që kanë marrë deri tani, ata do të marrin nga 15 milionë euro.

Çdo fitore në fazën e grupeve do të sjellë 2,7 milionë euro, barazimi – 900 000 euro, kurse kualifikimi për në fazën 1/8 – 9,5 milionë euro, në çerekfinale – 10,5 milionë euro, në gjysmëfinale – 12 milionë eyro dhe finalistët – nga 15 milionë euro.

Krahas LK-së, është rritur fondi i shpërblimit edhe i Ligës së Evropës (LE) që, në vend të 400 milionë eurove të deritanishëm, do të jetë 500 milionë euro. Deri tani, nuk dihen ende shumat që do të përfitojnë klubet pjesëmarrës.

Sfidanti.al