UEFA, jo prova për fiksim paraprak të PSZH-Crvena Zvezda

“Shtëpia” evropiane e futbollit (UEFA) vendosi që hetimin lidhur me dyshimet se rezultati i ndeshjes (6-1) që u zhvillua në Paris në kuadrin e Ligës së Kampioneve mes PSZH-së dhe Crvena Zvezdës, t’ia kalojë një inspektori të komisionit të saj të etikës e të disiplinës që nënkupton se për dyshimet në fjalë nuk ka prova të mjaftueshme.

Sidoqoftë, procedura disiplinore kundër PSZH-së dhe Zvezdës së Beogradit do të vazhdojë, por të dy klubet nuk do të dënohen, deri sa nuk do të gjenden prova të reja.

Deri tani, nuk ka asnjë provë që të provojë se rezultati i ndeshjes së mësipërme ka qenë paracaktuar që të përfundonte me pesë gola diferencë në favor të ekipit francez. Të gjithë historinë rreth manipulimit të kësaj ndeshjeje e nisi gazeta franceze “L’Ekip”.

Sfidanti.al