Golden Stejt, kur shpëtimtari nuk quhet Kërri e Durant!

Emri i tij është Xhonas Xherebko, i cili i bëri “gropën” ish-ekipit të tij, me t’u kthyer në ish-qytetin e tij. Tashmë m fanelën e Golden Stejt Uorriorsit, Xherebko shënoi kur kishin mbetur 0.3 sekonda lojë dhe i dha fitoren kampionëve në fushën e Juta Xhazit. Ishte një ndeshje tepër e vështirë, me vendasit në epërsi deri në 15 pikë, dhe përpara në rezultat kur kishin mbetur pak minuta lojë, por fundi u takoi kalifornianëve.

Golden Stejti fitoi 124-123 dhe arriti fitoren e dytë radhazi në nisje të NBA-së. Kevin Durant shënoi 38 pikë, kapi 9 topa në tabela e shërbeu 7 asiste, ndërsa Stefën Kërri u përgjigj me 31 pikë, 4 topa në tabela e 8 asistë, si dhe me dy vjedhje topi. Xherebko luajti mirë duke shënuar 10 pikë në 23 minuta e duke kapur 6 topa në tabela.

Sfidanti.al