Një ftesë djallëzore për Mesin nga një futbollisti X i Sitit

Një futbollist i Sitit, sigurisht jashtë taktikës provokuese të ekipit, paska provokuar me sharrje  Mesin, kur kanë qënë duke u futur nëpër dhoma.  Një ftesë anormale: “  Hajde me mua dhe mos u fshe..” Argjentinasi ka reaguar menjëherë, por është frenuar nga shoku i tij i nacionales, Aguero. Episodi ka shkuar më tej, kur Leo dhe Karles Nadal, delegati i Barcelonës, kanë hyrë me të vërtetë në portën e “ferrit”.. tek dhoma e Sitit.

Çfarë ndodhi? Paskan kërkuar shpjegime për gjestin dhe ftesën cinike të futbollistit të Mançesterit.  Klubet kanë bërë një kompromis për të mos zbuluar emrin e kërcënuesit “qytetar”, kurse Aguero tentoi zbutjen e situatës: “ Kam dëgjuar diçka. Kam parë Leon shumë të zemëruar dhe nuk e mësova dot dialogun ngaqë arrita në fund.  Ju betohem se nuk di gjë me saktësi”