Është afërsisht 6.3 milionë euro është shifra e përfituar nga Skënderbeu sezonin e kaluar me pjesëmarrjen në kupat europiane. Kjo jepet zyrtarisht nga UEFA e cila publikoi të dhënat e edicionit 2015-2016 për të dy kompeticionet e saj kontinentale. Nga këto, rreth 4 milionë janë të ardhurat e shpërndara nga UEFA për pjesëmarrjen, dhe të tjerat nga sponsorët.
Përfitimin më të madh Skënderbeu e pati në Ligën e Europës, ku hyri në fazën e grupeve, me më shumë se 3.3 milionë euro. Nga këto 2.4 milionë u fituan nga pjesëmarrja në grupe, dhe pjesa tjetër ishte në formë shpërblimesh dhe të ardhurat nga përfitimet tregtare të UEFA-s.
Plot 550 mijë euro, kampionët e Shqipërisë i fituan nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, ku arritën deri në plej of dhe u eleminuan nga Dinamo e Zagrebit.
UEFA jep të dhënat edhe për skuadrat e tjera shqiptare, të cilat morën pjesën në Ligën e Europës. Kukësi fitoi 630 mijë euro, ndërsa Partizani e Laçi nga 200 000.
Këtë sezon, Skënderbeu doli përsëri kampion, por nuk mori dot pjesë në kupat e Europës për shkak të dënimit të dhënë nga UEFA, pohuar edhe nga KAS-it i akuzuar për trukime ndeshjesh. Në këtë mënyrë, korçarët humbën ndoshta disa milionë euro të tjera.
B. Kuka