Huan Mata ka veshur fanellën e Mançester Junajted qysh nga janari i 2014-tes dhe prej asaj kohe është ndër futbollistët më pozitivë të ekipit Murinjos. Sapo braktisi blutë e {elsit kur trajner ishte përsëri portugezi, dhe zbarkoi në këtë qytet, të gjithë ishin gati për bast se Mata do t’ia mbathte nga sytë këmbët prej Murinjos. Ndodhi krejt ndryshe: ish-futbollisti i Valencias ka gjetur një hapësirë të rëndësishme me 13 ndeshje të plota, 3 gola dhe 2 asist.
Në mikrofonet e Sky ka bërë ironi me ata që e largonin para kohe nga ekipi i Murinjos: “ Janë thënë shumë gjëra, që kishin bazë vetëm gënjeshtrën. Kur erdhi Murinjo kam menduar vetëm një gjë fikse: të jap maksimumin, të besoj tek vetja dhe asgjë më shumë. Nuk jam ulur me trajnerin për të bërë biseda. Që të besoni më shumë po ju them një sekret: raportet me të i kam vetëm profesionale”.