Tenistja imiton Kardashianin, ja gjetja e Euzheni Busharit!

Hallouini është vërtet një festë me të papritura të mëdha. Kristiano Ronaldo apo Flojd Mejuedhër Xhunior tërhoqën vëmendjen, por jo më pak Euzheni Bushar. Tenistja kanadeze vendosi të imitonte një vajzë që është bërë e famshme në botë për gjoksin dhe të prapmet e saj, si Kim Kardashian (nuk dihet nëse Kim shquhet për ndonjë gjë tjetër!).

Nuk e pati të lehtë, por ia doli. Euzhenia (që në anglisht quhet Juxhin, por që i pëlqen të mbajë shqiptimin francez) fryu në mënyrë artificiale gjoksin dhe  të prapmet dhe realizoi foton e vetvetes (selfi, medemek).

Pati, gjithsesi, një ndryshim. Kim u tregua më trime kur shkrepi fotoaparatin e celularit të saj, pasi i hoqi të gjitha ato që kishte në trup. Për të mos bërë me zemër adhuruesit e saj, e punoi foton në fotoshop duke vendosur nga një shirit të zi në “zonat e ndaluara”.

Euzhenia nuk mund të vepronte ashtu, pasi ishte fryrë artificialisht. Megjithatë, përveç pozimit si Kim, dhe përveç vendosjes së fotos së saj krah për krah me atë të Kardashianit, Bushar e punoi po ashtu fotografinë e saj duke e vendosur shiritin e zi në zonat e ndaluara, ndonëse aty nuk mund të shihej asgjë!

B.Kuka