Mallkimi i Barcelonës..mund të quhet Serxhi Roberto?

Luis Enrike kishte një pamje të pazakontë pas ndeshjes në “Etihad” me Sitin e Guardiolës. Nga ekrani ka parë iamzhin stërmadh të Serxhi Robertos duke gabuar një top i cili më pas ..”gaboi” edhe krejt takimin. Që nga ai moment, beson trajneri i Barcelonës, niveli ka nisur të ulet për të shkuar në një fund dramatik.

“Një gabim kritik –kapohuar Pep- më pas, kemi luajtur 40 minuta futboll skandal që i dha pushtetin e lojës Sitit për 50 minuta të tjera. Rezultati e reflekton më së miri”

Përse nuk pati fuqi Barcelona të ndryshonte marshin në këtë ndeshje të çuditshme? Dëgjoni fjalët e Guardiolës: “ Kjo është kështu dhe nuk është një makinë që shtyp butonin të vjen në dorë një shishe Coca-Cola. Jemi fikur pas 40 minutave dhe kjo është diçka jo fort normale për një ekip që është mësuar të shkojë deri në fund me nder”