“Kamp Nou” është “foleja” e Mesit, sa gola e asistë në Champions

Herën e fundit, këtë ndaj Interit, nuk është se e gjeti rrugën e rrjetës. Nuk është se iu desh, pasi asisti i tij mjaftoi që Barcelona të fitonte, ndaj edhe Lionel Mesi mund të quhej i lumtur. Superylli argjentinas ka një lidhje të veçantë me stadiumin e tij, “Kamp Nou”, ku është i papërmbajtshëm në Ligën e Kampionëve. Statistikat janë që kapiteni katalas ka shënuar 22 gola e ka shërbyer 7 asistë në 13 ndeshjet e fundit në “Kamp Nou”, kur i ka nisur si titullar, një ritëm vërtet i jashtëzakonshëm. Jo vetëm Mesi, por edhe vetë Barcelona, e ndjen shumë dhe pozitivisht faktin që luan në shtëpi. Në 33 ndeshjet e fundit, skuadra e trajnerit Valverde nuk ka humbur asnjëherë, ndërsa ka dalë vetëm 3 herë barazim.

Sfidanti.al