E njihni dot nga zëri?   Vetëm Bajerni mund ta mposhtë Realin!

Presidenti i këshilit të Bajernit të Mynihut, Karl-Hainc Rumenige, tregoi se ai ka një besim të madh tek ekipi i tij, një javë para ndeshjes së parë gjysëminale të Champions-it kundër Realit të Madridit.

“Neve na duhet që ta ruajmë përqëndrimin tonë deri të mërkurën, kur të luajmë me Realin. Vetëm Bajerni është në gjendje që ta mundë Realin e Madridit”, i tha shefi i klubit bavarez gazetës “Bild”.

Në ndeshjen e fundit, atë gjysmëfinale të parë të Kupës së Gjermanisë, Bajerni mundi thellë 6-2 Bajerin e Leverkusenit, duke demonstruar një nivel të lartë futbolli. Nga “Alianz Arena”, dje, erdhi konfirmimi zyrtar se futbollisti kilian, Arturo Vidal, nuk do të jetë në gjendje që të luajë deri në fund të sezonit, për shkak të një dëmtimi serioz.

Sfidanti.al