Dorezohet  Ceferin: Edhe VAR-i nuk do të kishte se ç’t’i bënte penalltisë!

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, që është një kundërshtar i hapur i sistemit VAR (Video Asisstant Referee), konsideron se edhe kjo teknologi nuk kishte për të ndryshuar asgjë në ndeshjen e fundit çerekfinale të Champions-it mes Reali të Madridit dhe Juventusit që e kundërshtoi penalltinë që dha gjyqtari anglez, Majkëll Oliver, në minutën  e 93-të dhe realizimi i së cilës nga Ronaldo e çoi klubin spanjoll në gjysmëfinale të konkurrimit më elitar evropian.

“Pyes veten se çfarë do të kishte ndryshuar sistemi VAR në rastin e penalltisë që po përflitet aq shumë dhe që u dha në ndeshjen mes Realit dhe Juventusit? Madje, edhe tani, pasi situata që çoi në dhënen e penalltisë, është parë mëse 100 herë, gjysma e njerëzve thotë se ajo ishte penallti e pastër, kurse gjysma tjetër thotë se nuk ishte penallti. Edhe sikur të ishte përdorur sistemi VAR, përsëri gjysma do të thoshte se ishte penallti, ndërsa gjysma tjetër do të thoshte jo”, vuri në dukje Çeferini që mori në mbrojtje kryegjyqtarin e UEFA-s, Pierluixhi Kolina, pasi krerët e Juventusit e kritikuan atë ashpër, duke e konsideruar armik të futbollit italian.

“Kolina, në asnjë mënyrë, nuk mund të fajësohet. Ai është si një trajner që zgjedh ekipin më të mirë të mundshëm, por, megjithatë, në fushë krijohen situata kontraverse që tërheqin vëmendjen”, vuri në duke Çefereni, duk iu referuar edhe qëndrimit të portierit të Juves, Bufon, kundër gjyqtarit Oliver. “Ajo që pretendon Bufoni, nuk është  drejtë, por, sidoqoftë, nga aspekti i lojtarit, unë e kuptoj zhgënjimin e tij, pasi është e vështirë që ta pranosh eliminimin në min. e 93-të”, tha presidenti i UEFA-s.

Sfidanti.al