Ansu Fati, kushton 100 milionë, të duan të gjithë, por kujdes mendjen!

Është momenti i tij, dhe për fat të mirë apo të keq, është vetëm 16 vjeç. Ansu Fati është njeriu i momentit në futbollin spanjoll, ylli tepër i ri i Barcelonës, të cilit po i lutet Spanja për të veshur fanelën e saj. Me kartonin që, sipas agjencive të specializuara, ka shkuar në 100 milionë euro (çudi e madhe për një 16-vjeçar), ai mund të bëhet sot debutuesi më i ri në Champions për klubin katalanas, në gjithë historinë.

Gjithçka shkon më së miri, por ka një problem, që lidhet me moshën dhe me famën. Sa do ta përballojë ky adoleshent kaq i ri, këtë lavdi të jashtëzakonshme që i ra mbi kokë pasi shënoi dy gola e luajti 2-3 ndeshje shumë të mira me fanelën “blaugrana”. Nuk do të jetë e lehtë, dhe shumëçka do të varet nga familja dhe nga klubi. Fati e nisi karrierën në Afrikë, pastaj shkoi tek Sevilja, ndërsa Reali e kërkoi duke i premtuar t’i blinte një shtëpi. Gjithsesi, ai paska qenë fati i Barcelonës.

Sfidanti.al