Cështja Dibala, Totenham ofron 70 milionë, arrin akordin me Juventusin

Pas dështimit të bisedimeve me Mancester Junajtid, për Paulo Dibalën shfaqet një pretendent i ri. Bëhet fjalë për Tottenhamin që ka dorëzuar në zyrat e Juventusit një ofertë zyrtare prej 70 milionë Eurosh për sulmuesin argjentinas dhe duket se ka arritur akordin me Zonjën e Vjetër.

Tani gjithcka varet nga vetë futbollisti që duhet të gjejë sa më shpejt marrëveshjen ekonomike me Hotspurs, skuadrën finaliste të Ligës së Kampioneve sezonin e kaluar. Pikërisht mundësia për të luajtur në Ligën e kampioneve sezonin e ardhshëm mund të ndikojë shumë në vendimin e Dibalës për të zgjedhur kalimin në Londër te Totenhemi pasi refuzoi transferimin te Mancester Junajtid, me Djajtë e Kuq që nuk do të jenë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube sezonin e ardhshëm.

Nëse gjithcka do të shkojë mirë(vlen të kujtohet se merkatoja e transferimeve të Premier league mbyllet ditën e enjte), atëherë Juventusi do të hidhet në sulm për Lukakun për t’i bërë Mancester Junajtid një ofertë vetëm me para cash.

sfidanti.al