CAS fali Manchester City; Mourinho dhe Klopp hidhen në sulm

Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për heqjen e dënimit të UEFA për përjashtim të Manchester City nga kompeticionet Evropiane, skuadra e Guardiolës përgatitet për futbollin e luajtur. Por ky vendim vazhdon të diskutohet kjo sepse i gjithë dënimi për Citizens ishte vetëm një gjobë 10 milionë Euro. Padyshim të trajneri i Manchester City, Pep Guardiola u shfaq i kënaqur nga rezultatet e dala pas shqyrtimit të cështjes nga CAS.

‘Jam shumë i lumtur për vendimin e djeshëm-tha Gurdiola-u thanë shumë falsitete, por klubi ka vepruar gjithnjë në mënyrë të rregullt dhe kemi fituar në fushën e lojës. Sic e kam thënë edhe shumë herë të tjera, nëse do të kishim bërë dicka të gabuar do të pranonim vendimin e UEFA dhe CAS. Kishim të drejtë të mbroheshim dhe e bëmë.  Ishin të shumtë ata që na kritikuan, por gabuan. Në 10 vjet klubi është rritur shumë dhe ka investuar ashtu sic kanë bërë edhe skuadrat e tjera. Nuk u skualifikuam sepse ndoqëm rregullat e Fair Play Financiar, përndryshe do të na kishin sanksionuar’.

Por nuk janë të këtij mendimi dy kolegët e Guardiolës, Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho që mbetën të zhgënjyer nga vendimi I CAS.

‘Jam i lumtur që Manchester City do të mund të luajë në Ligën e Kampioneve, por nuk mendoj se ishte një ditë e bukur për futbollin-tha Klopp-Fair Play Financiar ekziston për të mbrojtur klubet, kompeticionin. Kjo ishte ideja fillestare që asnjë klub të mos bënte shpenzime të tepruara e gjëra të tilla. Klubet duhet të veprojnë në bazë të mundësive të tyre’.

Akoma më i ashpër ishte Jose Mourinho me portugezin që u tregua i drejtpërdrejtë teksa e përkufizoi vendimin e CAS të turpshëm

‘Nëse Manchester City nuk është fajtor pse u gjobit 10 milionë Euro?-tha Mourinho-nëse nuk je fajtor nuk duhet të jesh i gjobitur. Nëse ata janë fajtorë, edhe vendimi është i turpshëm dhe ata duhet të përjashtohen nga kompeticioni. Nuk e di nëse City është fajtor apo jo, por në të dy rastet vendimi është i turpshëm’.

Sfidanti.al