Sanço: Pëlqej Anglinë e Spanjën, por Bundesliga më ka hequr presionin

Cilësohet si një nga dy-tre të rinjtë më premtues të futbollit botëror, i marrë vetëm për 8 milionë euro nga Dortmundi, dhe me vlerë kartoni tani prej mbi 100 milionë eurosh. Xhejdën Sanço pyetet nëse po mendon që tani për të shkuar në një kampionat ndoshta më të fortë se Bundesliga, pra në Premier Ligë, ndërsa është ende 18-vjeçar. i ndodhur në grumbullim me Anglinë, për ndeshjet ndaj Bullgarisë e Kosovës, adoleshenti i ka mendimet të qarta kur pyetet.

“Natyrisht, nuk do ta refuzoja Premier Ligën, – shprehet ai, – madje, as La Ligën, por fakti që luaj në Gjermani më ka ndihmuar sepse këtu ka shumë më pak presion”. Mançester Junajtid e Mançester Siti mund të jenë e ardhmja e tij, ndërsa sulmuesi i ri thekson se “gjëja kryesore për mua është që të luaj vazhdimisht, dhe këtë gjë mund ta bëj tek Dortmundi”. Ai ka kontratë deri në 2022, por nuk pritet të mbetet gjatë në “Signal Iduna Park”.

Sfidanti.al