Porta e Hamburgut, porta e “dhunës” për gabonezin Abumejang

Sa më shumë ta ngacmosh sulmuesin Abumejang të Borusias së Dortmundit, aq më shumë do të vuajnë portierët kundërshtarë. E kishin dënuar në mesjavë, Pierrë Aubumejang, për një udhëtim të gabuar në Milano, në prag të ndeshjes me Sportingun e Lisbonës dhe përgjigja erdhi me një formë tjetër ..në portën e Hamburgut. 4 gola që u shndërruan në një makth për futbollistët e Hamburgut, kur sapo ishin “betuar” se do të ndryshonin fletë në kampionat. Edhe pse mund të fajësohet kapiteni Djuru për gafën tek 2-0, skuadra u kap nga një një letargji e frikshme.

I vetmi lajm i mirë, madje ngushëllues pas një humbjeje të paralajmëruar, por të tejkaluar në shifra, është fakti se shënuan dy gola nga Nikoi Myler. Një lajm i mirë, por për t’u parë me lupë në një kampionat që kanë kaluar 9 javë dhe Hamburgu ka komplikuar jetën më shumë se mendohej.