Dresdenit, në Bundesligën 2, nuk po i ecën as me fanelën e portierit!

Në ish-Gjermaninë Lindore ishte skuadër hijerëndë dhe e fisme, por sot kohët kanë ndryshuar. Dinamo e Dresdenit ndodhet në kategorinë e dytë, në Bundesligën 2, por edhe aty është në vendin e fundit, ndërsa ka humbur 4 nga 5 ndeshjet e radhës. Jo vetëm që Dinamos nuk po i ecën me rezultatet në fushë, por po i shkon keq edhe në aspekte të tjera.

Në ndeshjen e fundit ndaj Nyrembergut, portieri Brol donte të luante me fanelën e tij të dashur ngjyrë ulliri, por gjyqtari Jëlenbek kundërshtoi. Në motin e vranët dhe me reshje në Nyremberg, ai pati frikë se fanela e portierit do të ngatërrohej lehtë me bluzat e vendasve, ndaj urdhëtoi që Broli ta ndryshonte. Pa ç’pa, Dinamo u bind, por nuk kishte fanelë rezervë për portierin e vet. Atëherë u gjet një zgjidhje “fshatçe”, duke marrë fanelën me numër 14 të sulmuesit Kone, duke i mbuluar numrin 4 (në foto) dhe atë e veshi Broli. Numri 14 ishte gjithashtu në fushë sepse Kone ishte titullar. Në fund, Nyrembergu fitoi 2-0.

Sfidanti.al