Çfarë ka shkelur Tomas Myler që e ndjek tersi për gola..

Nuk është në humor të mirë dhe këtë e dinë të gjithë në Gjermani. Tomas Myler është larguar nga goli edhe për meritë të trajnerit të tij Ançeloti, që e dërgon në fushë vetëm në një rast nga fillimi i ndeshjes, në 5 sfidat e fundit. Bajerni ka një problem me shpirtin e tij. Ka një problem me Tomas Myler. Me atë që me atë emër dhe mbiemër janë më të përhapurit në Gjermani, ndaj është dhe është konsidefruar si më gjermani midis gjermanëve. Dhe në realitet është ndier më bavarez sesa bavarezët. Qyshkur iku Shvajshtager, është ai shpirti i skuadrës. Një e mirë ka edhe një të keqe: nuk shënon më gola.

Në këtë sezon Myler akoma nuk ka shënuar gol në Bundesligë dhe kjo nuk është normale për një njeri që ishte mësuar të shënonte me të gjitha pjesët e trupit. Nuk ishte mësuar pa gol dhe merre me mend që të presë 507 minuta.  Dhe nëse do t’i shtonim edhe thatësirën e fundit të seonit të kaluar, 174 minuta, atëhere në total janë 681 minuta. Mbrëmë ka goditur një shtyllë në minutën e 91-të. E dini cili ishte komenti i tij pas ndeshje me Lajpsigun? “ Më duket se kam m… të ngjitur poshtë këpucëve. Nuk po lirohem dot. Nuk do të mendoj gjithë jetën për këtë, por nuk jam në humor të mirë”

Tomas është njeriu që ka saraçineskën e humorit tek gjermanët . Kujtohet një episod edhe më 2014-tën, pasi kishte shënuar me të majtën kundër Portugalisë: “ Po filloj të besoj se këmba e majtë nuk më shërben vetëm kur shkoj të blej birrë”