Bolti nuk bën shaka: Së shpejti në formacionin e Borusias së Dortmundit?

Ka shumë mundësi që Usain Bolti pauzën dyjavore të ndeshjeve të ekipeve përfaqësues do ta shfrytëzojë që shkojë në qendrën stërvitore të Borusias së Dortmundit. Sipas një mediumi lokal gjerman, momentalisht, po zhvillohen bisedime, nëse dhe kur njeriu më i shpejtë në botë do të mund të bashkohrt me ekipin e lartpërmendur të Bundesligës kryesore gjermane.

Këtë bashkëpunim e paralajmëroi, kohët e fundit, edhe vetë Bolti që theksoi se ka dëshirë që ta provojë veten, duke luajtur me Borusian e Dortmundit. Futbollisti i kësaj të fundit, Marko Rojs, nxori në twitter-in e tij një video të Boltit që thotë: “Tjeta, djema. Mendoni se po bëja shaka. Jeni gati të më prisini!”.

Bisedimet përkatëse, në fakt, lehtësohen nga fakti se sponsore e Borusias dhe të Usain Boltit është kompania e njojur “Puma”. Sa i përket kryesisë së klubit dortmundas, ajo nuk ka asnjë kundërshtim që Bolti të luajë me ekipin e tyre, sepse ai do të përbënte një marketing pozitiv, ndërkohë që duket se edhe rekordmeni i botës në 100 m dhe 200 e ka marrë seriozisht që të luajë futboll në fushë.

Sfidanti.al