Bajerni i jep fund historisë për largimin e Levandoskit

Emri i sulmuesit polak të Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, është lidhur kohët e fundit me Realin e Madridit, por klubi bavarez, në asnjë mënyrë, nuk do që ta shesë këtë futbollist të shkëlqyer dhe këtë e konfirmoi, edhe një herë tjetër, trajneri i tij, Jup Hajnkes, duke konfirmuar kështu atë që tha, para pak kohësh, drejtuesi kryesor i Bajernit, Karl Hainc Rimenige.

“Rumenige e tha qartë se Reali i Madridit nuk ka asnjë shans që ta marrë Levandovskin”, vuri në dukje Hajnkesi, duke i vënë pikë kësaj historie. Duhet të theksohet se Bajerni i Mynihut, në përgjithësi, është një klub që u përmbahet fort parimeve të veta, por, megjithatë, asnjëherë, nuk i dihet dhe presidenti i Realit, Florentino Perez, me siguri që do të bëjë edhe ndonjë përpjekje tjetër që ta arrijë synimin e vet.

Sfidanti.al