A mund të quhet rekord bote? Arbitri jep 5 kartona në 12 sekonda!

Emrin e ka Markus Shmit, dhe është gjyqtar në elitën e futbollit gjerman, në Bundesligë. Të shtunën ai ndoshta vendosi një rekord botëror për dhënien e kartonëve, në një nga përballjet më delikate të kampionatit. Ingolshtati priti kryesuesen Lajpcig dhe fitoi 1-0, por fundi i sfidës ishte tepër i nxehtë. Shmit u detyrua të nxirrte radhazi kartonët dhe për 12 sekonda dha 5 të tillë. Fillimisht, Metju Leki i Ingolshtatit mori të verdhë, pastaj të verdhën e dytë, pra edhe të kuqen, pak sekoda më pas, David Zelke mori të verdhë për Lajpcigun, dhe 12-sekondëshi u mbyll me të verdhën e Florent Hadërgjonajt, gjermanit me origjinë shqiptare të vendasve. Gjithsej, Shmit dha 8 kartona, nga të cilët 5 në 12 sekonda.