Ronaldo: Do kisha më shumë Topa të Artë, nëse do luaja me Mesin!

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi janë dyshja rivale më e madhe ndoshta që ka parë historia e futbollit. Më e madhe sesa dyshja Krujf-Bekenbauer, dhe çdo dyshe tjetër, ndërsa lojtarë të tillë si Pele apo Maradona nuk kanë pasur të ngjashëm në epokat e tyre. Si do të kishte qenë nëse Mesi dhe Ronaldo do të kishin luajtur së bashku në një ekip? Le të themi, ashtu si Alfredo Di Stefano e Ferenc Pushkash që u bashkuan tek Reali i Madridit. Këtë pyetje ia bëri revista “Frans Futboll” pikërisht Kristianos, në intervistën “sefte” pas fitores së Topit të Artë.
“Do të kishte qenë interesante, – u shpreh portugezi, – nuk është pyetje e lehtë dhe nuk e di përgjigjen e saktë, por besoj se lojtarët e mëdhenj dinë të luajnë me njëri-tjetrin. E sigurt është që do të kisha fituar më shumë Topa të Artë nëse do të kisha luajtur me të, dhe ai nuk do të ndihej shumë i kënaqur (qesh). T’i lemë shakatë, e gjithë bota e di se Leo është një lojtar shumë i madh dhe se ka fituar 5 Topa të Artë”.

Sfidanti.al