Bregu i Fildishte ne ankth; Jaja Turè eshte zhdukur

Bregu i Fildishte eshte ne ankth te Jaja Turè qe vetem ne muajin dhjetor u kthye te luaje ne kombetaren e vendit afrikan te cilen e kishte lene ne vitin 2015. Futbollisti i Mançester Sitit nuk gjendet dhe kjo eshte konfirmuar nga Federata e Futbollit te Bregut te Fildishte nepermjet nje komunikate.

‘Te gjithe lojtaret qe luajne ne Evrope ndodhen ne Bovè, perveç Jaja Turè-lexohej ne komunikaten e Bregut te Fildishte-stafi teknik nuk ka asnje lajm nga ai qe ishte kapiteni i skuadres qe fitoi Kupen e Afrikes ne 2015’.

Jaja Turè u grumbullua ne skuader nga trajneri Kamara per ndeshjet miqesore qe Bregu i Fildishte do te luaje me Togon dhe Moldavine, por mesfushori nuk eshte prezantuar ne grumbullimin e skuadres. Mbetet per t’u kuptuar nese behet fjale per ndonje aventure te Jaja Ture apo per diçka me serioze.