Bashkëpunimi me nazizmin, Federata Gjermane e Futbollit e pranon

Futbolli  gjerman ka bashkëpunuar me nazizimin. Ai që e pohon këtë është vetë presidenti I Federatës Gjermane të Futbollit, Fritz Keller teksa shtoi në fjalën e tij se ata që merreshin me këtë sport nuk guxuan të përballeshin me sistemin e implementuar nga Hitleri në vend.

Kjo deklaratë e presidentit të Federatës Gjermane të Futbollit u bë në kuadër të festimeve për 75 vjetorin e clirimit të kampit famëkeq të përqendrimit në Auschwitz.

‘Ky tmerr I pakonceptueshëm, këto vuajtje paprecedentë që iu shkaktuan personave rezulton akoma më e dhimbshme kur mëson që aktualisht simbolizon mirëkuptimin, diversitetin, luftën kundër racizmit dhe diskriminimit, nuk e sfidoi nazizmin në atë moment, por përkundrazi u bë bashkëpunëtor I tij-tha Fritz Keller në fjalën e tij

Drejtuesi më I lartë I qeverisë së futbollit gjerman, vlerësoi në mënyrë të vecantë Eintracht Frankfurt I cili ka në plan që javën e ardhshme t’I heqë titullin President Nderi të Klubit, Rudolf Gramlich për shkak të së kaluarës së tij naziste.

Sfidanti.al