Cmimi I Madh i Montecarlos në Botërorin e Rally nis me një aksident vërtet të frikshëm dhe protagonist u bë kampioni në fuqi I këtij kompeticioni Ott Tanak. Ky I fundigt gjatë provës së katërt speciale doli nga rruga me një shpejtësi të madhe dhe humbi kontrollin e makinës së tij Hyundai i20 që u rrotullua disa herë për t’u ndalur pas disa metrash.
Ishte një aksident që të lë me gjak të ngrirë kur e shikon, por që për fat të mirë nuk pati pasoja për Tanak dhe co-pilotin e tin Martin Jarveloa. Për kampionin e botës tashmë gara e Montecarlos mund të konsiderohet si e kompromentuar duke parë edhe fgjendjen e makinës së tij që ishte thuajse e gjitha e shkatërruar.
Sfidanti.al