“Azteka” – stadiumi i parë ku shënohen 10 000 gola!

Kruz Azul mundi me lehtësi 3-0 Ketetaron në kampionatin meksikan dhe ekipi vendas arriti ta fitojë ndeshjen falë golave që shënuan Pineda dhe Karaljo (dy). Sidoqoftë, shumë më interesant është fakti se stadiumi “Azteka” u bë stadiumi i parë në botë, ku arrihet shifra 10 000 e golave të shënuar!
Këtë jubile tifozët vendas e festuan me lëshimin në ajër të shumë fishekzjarreve dhe spektakli nisi në min. e 64-të, kur edhe u shënua, sipas përllogaritjeve, goli i 10 000-të në këtë stadium mjaft të dëgjuar që ka qenë mikpritës i dy Botërorëve, të kampionateve të Amerikës Veriore dhe Qëndrore, Lojrave Panamerikane dhe të shumë turneve të tjerë të të rriturve dhe të të rinjve.
Në stadiumin “Azteka” është luajtur për herë të parë më 29 maj 1966 dhe në të kanë luajtur ose luajnë akoma klubet vendase: Amerika, Kruz Azul, Atlante, Nekakisa dhe sigurisht përfaqësueset spanjolle të të rriturve, të të rinjve U-21 dhe U-23, si edhe përfaqësuesja e femrave.
Pikërisht, në stadiumin “Azteka”, Pele dhe Diego Maradona kanë ngritur Kupën e Botës në emër të vendeve të tyre, Brazil dhe Argjentina, më 1970 dhe 1986.
Më shumë gola në “Azteka” kanë shënuar meksikanasi Luis Roberto Alvesh-Zage (209) dhe mbas tij më pak kiliani Karlos Rejnoso.