Diego Kosta e teprove, mund të marrësh një dënim shembullor

Ka mundësi që sulmuesi i Atletikos së Madridit, Diego Kosta, të bëhet shembull dënimi të rëndë nga ana e atyre njerëzve që drejtojnë La Ligën spanjolle, për shkak të ofendimit që ai lëshoi në adresë të arbitrit që gjykoi ndeshjen e fundit mes Barcelonës dhe Atletikos. Media shkruan se ai mund të dënohet që të mos luajë tetë ndeshje që do të thotë fund sezoni për këtë futbollist spanjoll, madje ai nuk do të mund të luajë as në fillim të sezonit tjetër.
Arsyeja është kartoni i kuq që atij iu treguan në min. e 28-të ndeshjes së lartpërmendur kundër Barcelonës, kur ai gati sa iu “fut” në fytyrë gjyqtarit të ndeshjes, Hil Mansano. Mbas ndeshjes, menjëherë u deshifruan sharjet që Kosta i tha arbitrit, kështu që edhe vetë trajneri i tij, Diego Simeone, e pranoi se ai ishte nxjerrë jashtë me të drejtë nga fusha.
Sfidanti.aL