Armiku i vjetër, Saki i propozon Realit transferimin e Dibala

Arrigo Saki po kthehet në një nga personazhet më të urruer të tifozëve juventinë, megjithëse edhe më parë nuk ka pasur ndonjë dashuri mes palëve. Ish-trajneri i madh i Milanit i ka propozuar së fundmi edhe publikisht, presidentit të Realit, Florentino Perez, që të sjellë në Madrid talentin argjentinas Dibala.

Duke shfrytëzuar marrëdhëniet e shkëlqyer me presidentin e kampionëve të botës, Saki ka thënë se do t’i sygjeronte Perezit blerjen e sulmuesit të Juventusit. Dybala kërkohet edhe nga Barcelona, ndërkohë që është në bisedime për vazhdimin e kontratës me kampionët e Italisë.