Afron ‘Copa America’; ja përfaqësueset më të kushtueshme

Brazili pret edicionin e radhës së Copa America, evenimenti më i rëndësishëm i kontinentit amerikanolatin. Kili është skuadra për t’u mundur duke qenë se është ai fituesi i edicionit të fundit, por ndërsa presim fillimin e këtij evenimenti që do të jetë në 14 qershor mes Brazilit dhe Bolivisë, le të shohim se cilat janë skuadrat më të kushtueshme duke u bazuar te vlera e futbollistëve, raport që është përpiluar nga portali ‘Transfermarkt’.

Në vend të parë të klasifikimit, qëndrojnë pikërisht të zotët e shtëpisë së Copa America, Brazili me një vlerë prej 950 milionë Euro edhe pse në këtë kompeticion nuk do të jetë Nejmar. në radhët e skuadrës së drejtuar nga Tite janë emra të tilla si Kutinjo apo Firmino që gjithsesi nuk kushtojnë pak.

Në vendin e dytë është Argjentina e Lionel Messit e Serhio Agueros me një vlerë totale prej 655.7 milionë Eurosh, ndërkohë që në vendin e tretë është Luis Suarez dhe Edinson Kavanin. Skuadra e drejtuar nga Oskar Tabarez është përllogaritur se ka një vlerë prej 456 milionë Eurosh.

Klasifikimi skuadrave më të kushtueshme të Kupës së Amerikës vijon me Kolumbinë e Hames Rodrigez e Radamel Falkaos me 286 milionë duke lënë pas krahëve pikërisht kampionët në fuqi të Kontinentit të Amerikës së Jugut, Kilin me 137.2 milionë Euro.

sfidanti.al