E ardhmja e Nejmar te Paris Sën Zhermeni nuk është aspak e sigurt me sulmuesin që duket se dëshiron me cdo kusht të kthehet te Barcelona. Fillimisht ishte e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’ që ka folur në lidhje me këtë cështje, tani është edhe ‘TeleFoot’ që i bashkohet kësaj të përditshmeje teksa thekson se futbollisti po vlerëson seriozisht mundësinë për të lënë skuadrën pariziene
Gjithnjë sipas ‘Telefoot’, Nejmar po e studion opsionin e largimit nga Paris Sën Zhermeni sepse ky i fundit po përgatitet të bëjë një revolucion teksa pret kthimin e Leonardos në bordin drejtues për të zëvendësuar Drejtorin aktual Sportiv, Antero Henrike, pasi ishte pikërisht ky i fundit projektuesi i blerjes së tij nga ana e kampionëve të Francës
Por ‘Telefoot’ thekson gjithashtu se Leonardo do të vijë në Paris me idenë që të bindë Nejmarin që të qëndrojë të transalpinët edhe sezonin e ardhshëm, pasi nuk dëshiron ta largojë atë në këtë moment.
sfidanti.al