Kinsi Volanski ishte një ndër individualitetet që spikatën më shumë në finalen e Ligës së Kampioneve. Modeles i mjaftoi të hyjë në fushën e lojës me shumë pak rroba veshur për të parë që jeta dhe portofoli i saj të përmirësohen në mënyrë drastike.
Tani ajo mendon se lëvizja që bëri në sfidën mes Totenhemit dhe Liverpulit ishte më e mira e bërë prej saj ndonjëherë. sipas asaj që pub;ikon tabloidi britanik The Sun, Volanski mendon se ajo cfarë ndodhi në Vanda Metropolitano do t’i ndryshojë tërësisht jetën kur të jetë 30 vjec. Sipas ekspertëve modelja 22 vjecare përfitoi 3 milionë Euro nga pushtimi i fushës, ndërkohë që numri i ndjekësve të saj në Instagram është rritur me një shpejtësi marramendëse në rreth 3 milionë. Por cilat janë planet e modeles bjonde?
‘Kur të jem 30 vjec do të kem fituar shumë të ardhura për të dalë në pension dhe pushtimi i fushës në Champions do të më ndihmojë-tha Volanski-kam ndërmend të bëj më shumë pushtime të tilla për të rritur numrin e ndjekësve të mi. pasi më liruan kalova nga 300 mijë ndjekës në mbi 2 milionë. Një publicitet të tillë nuk mund ta blesh kurrë. Në mënyrë të papritur u bëra e famshme në të gjithë botën dhe u mbyta nga ofertat për punë. nuk mendoj se i kam bërë keq askujt. Nuk mund të jem më e lumtur se kaq, ishte drithërinmi më i madh i jetës sime’
Por modelja zbuloi edhe dicka tjetër; kishte marrë mesazhe nga shumë futbollistë që kishin filluar ta ndiqnin në Instagram.
‘Disa futbollistë të Livërpulit më dërguan mesazhe për të flirtuar me mua në mënyrë private pas pushtimi-tregon Kinsi-njëri më dërkoi emoji në formën e zemrës, kurse dikush tjetër më shkroi: Të pashë në ndeshje. Nuk e dija kush ishin deri në momentin kur hyra në profilin e tyre. Nuk iu përgjigja asnjërit sepse e kam një të fejuar’
sfidanti.al