Në “Rolan Garos” u luajt një tjetër klasike, një tjetër përballje epike, nga të cilat që e bëjnë tenisin atë sport që e njohim të gjithë. Rafael Nadal arriti gjysmëfinalen e Grand Slemit në Paris duke kaluar në 4 sete rivalin e tij të madh, Novak Gjokoviç, ndërsa u deshën 4 orë e 12 minuta.

