Zekaj: Duamena donte të vdiste në fushë

Në një lidhje Skype me “Ora Sport”, zëdhënësi i shtypit i klubit Egnatia, Xhevdet Zekaj u shpreh se në rastin e Dwamenës, janë bërë të gjitha përpjekjet për ta sjellë në jetë.

Zekaj: Dwamenës ju rikthye jeta pas një arresti kardiak. Mjeku ynë i ka pasur të gjithë mjetet e nevojshme dhe kanë ardhur 2 ambulanca. I janë bërë goditje për t’i rikthyer pulsin e zemrës. Ai vetë thoshte se nuk donte të vdiste në krevat, por në fushë.

I dinte gjithçka sëmundjes dhe vendimi ishte i tij. Klubi Egnatia është me të gjitha kontratat sipas EUFA-s dhe FIFA-s.

Kam parë edhe gazetarë që nuk thonë as ngushëllime, sepse ne kemi humbur një djalë dhe një mik, ndërsa skuadra ka 2 ditë që qan. Janë analizat kardiologjike në FSHF edhe në prokurori. Analizat e fundit e vlerësonin se mund të luajë futboll.

sfidanti.al