Yjeve të Realit iu vonua … autobusi në aeroportin e Mançesterit

Ndodh edhe kështu me kampionët e Europës në fuqi, dhe me ata që janë tani ish-kampionë të Spanjës. Futbollistët e Realit të Madridit mbetën duke pritur autobusin ndërsa mbërritën në aeroportin e Mançesterit, për ndeshjen e sotme ndaj Sitit në Champions. Nuk ishte gjë e vogël, pasi yjet që paguhen me miliona euro në sezon pritën rreth 30 minuta, a thua se ishin në stacionin e linjës së Yzberishit në Tiranë. Sidoqoftë, pavarësisht mërzisë që u shpreh qartë në fytyrë, besohet se futbollistët e Realit dhe trajneri i tyre Ançeloti janë gati për sfidën e madhe.

Sfidanti.al