Verstapen e Albon garë në plazh, në ditën e Çmimit të Madh të Holandës!

Duhej të ishte festë, një fundjavë e pritur që prej 35 vjetësh. Formula 1 do të kthehej në Holandë pas një mungese tepër të gjatë, por epidemia botërore e virusit bëri që kjo të mos ndodhte. Një mëkat, por dy pilotët e Red Bullit, Maks Verstapen dhe Aleks Albon, gjetën një mënyrë origjinale për të kujtuar se pikërisht sot duhej të mbahej Çmimi i Madh i Holandës. Ata bënë një garë dhe një udhëtim nëpër rrugët e shtetit të Vendeve të Ulëta, përfshi edhe duke kaluar pranë mullinjve të famshëm të erës, fushave me tulipanë pranë Roterdamit, por edhe plazheve të Hagës. Verstapeni është holandez, dhe ai e ndjen më shumë se të tjerët dështimin e kthimit të Formula 1 në vendin e tij.

Sfidanti.al