Lajme jo të mira vijnë nga një prej vendeve mikpritës të Eurobasketit, Izraeli, në kryeqytetin Tel Aviv të të cilit, madje në hotelin luksoz “Hilton” të tij, u vodhën disa dhoma të tij, ku ishin vendosur basketbollistet e ekipeve pjesëmarrës në këtë konkurrim. Disa basketbollistëve u ishin vjedhur para, karta krediti dhe sende të ndryshme, midis tyre edhe ore të çmuara, ndërkohë që ata po luanin në pallatin e sportit të Tel Avivit.
Gazetari Dejvid Pik njofton se më keq e kishte pësuar bsketbollisti
i Lituanisë, Donatas Motejunas, të cilit i ishin vjedhur 6000 euro. Midis të tjerëve, ishin vjedhur edhe dhomat e disa basketbolistëve të vendit mikpritës, Izraelit. Policia po punon për zbulimin e autorëve të vjedhjes.
Sfidanti.al