Rudi Garsia, tekniku francez i skuadrës saudite ku do të luajë tash e tutje CR7-ta, ka dhënë një konferencë për shtyp përpara sesa të bëhej zyrtarizimi i marrëveshjes. Ish-trajneri i Romës dhe i Marsejës, ka thënë si gjysmë me të qeshur se “unë doja të sillja këtu Mesin që nga Doha”, në një lloj batute për të treguar vështirësinë e një transferimi të tillë. Gjithsesi, kjo mund të kuptohet fare lehtë se ëndrra e tij ishte Mesi, dhe nuk u realizua, ndërsa në vend të legjendës argjentinase i erdhi legjenda portugeze. Vetë Ronaldo nuk ka aspak qejf të cilësohet si më poshtë sesa Mesi, dhe shpresa është që kjo batutë e Rudi Garsisë të mos i prishë punë raportit mes tyre dhe ekipit të Al Nasrit.
Sfidanti.al