Jokiç tregon sërish se është më i miri, Denveri mund Bostonin

Suksesi ishte i madh dhe i merituar, ndërsa ai duket se po kryeson sërish në renditjen e lojtarit më të mirë të NBA-së. Nikola Jokiç u tregua sërish vendimtar në një fitore të rëndësishme të Denverit, në Arenën e tij ndaj Bostonit, dhe gjigandi arriti tripëll dabëllin e 9-të të sezonit dhe të 85-të në karrierë. Jokiçi pati një paraqitje të panjollë, me një saktësi të jashtëzakonshme në gjuajtjet nga loja, pasi realizoi 10 nga 13 të tilla, si dhe shënoi të dyja gjuajtjet për tri pikë. Nga vija e gjuajtjeve të lira, ylli serb i shënoi të 8-ta tentativat. Me 30 pikë, 12 topa në tabela e 12 asistë, ai ishte sërish udhëheqësi i ekipit në betejën më të vështirë, atë ndaj ekipit më të mirë të Konferencës Lindore. Fitorja ishte bindëse, 123-111 dhe Denveri kryeson tani me diferencë të vogël Konferencën Perëndimore. Më në fund, “Jokeri” e ka thyer skuadrën nga Kolorado në një pretendente për titull në NBA.

Sfidanti.al