Për të, dështimi më i madh ishte eliminimi në plej ofin e Kupës së Botës, me Italinë që nuk mundi të shkonte në fazën finale në Katar. Fitoi Argjentina, në finale ndaj Francës, ndërsa Roberto Mançini e pati të vështirë ta kalonte një muaj Botëror pa të kaltrit. Gjithsesi, tekniku italian e ka të qartë se pati gjëra të tjera më të vështira në vitin që u mbyll. “Vdekja e Sinishës (Mihajloviçit) dhe sëmundja e Lukës (Vialit) janë mjaft trishtuese, – thotë “Manço”, – zhgënjimet e futbollit mund të kalohen, këto jo”.
Sfidanti.al