A thua po ia bën dhuratë dikujt që ka nevojë?! E habitshme, por e vërtetë që një tifoz i jashtëzakonshëm i Nejmarit ka vendosur që t’ia lerë me testament gjithçka që zotëron. Nuk dihet se për çfarë pasurie bëhet fjalë, ndërsa ndoshta mund të arrijë në 1 milionë e ca euro, dhe mediat bëjnë shaka duke thënë se me këto para familja e Nejmarit mund të shlyejë gjobën që i kanë vënë në Brazil për ndërtim pa leje në vilat e tyre. Vetë Nejmar fiton 85 milionë USD në vit, e pra nuk është se ka nevojë për paratë e këtij tifozi që thotë se nuk është mirë me shëndet, dhe se nuk ka ndërmend t’i lerë gjë të afërmve apo shtetit.
Sfidanti.al