Mesfushori gjerman me origjinë turke u bind nga fanela katalanase dhe nga trajneri Ksavi Hernandez, ndërsa oferta nga Lindja e Mesme ishte tepër e madhe, shumë më tepër sesa mund të jepej në “Kamp Nou”. Ilkai Gyndogan vërtet mund të ketë vështirësi të regjistrohet tek Barcelona, por deri në nisje të sezonit ka kohë, ndërsa ai i tha “Jo” një oferte 3-vjeçare nga Arabia Saudite, që ishte prej 35 milionë eurosh në sezon. Po ashtu, Gyndogan u largua nga Mançester Siti, kampion i Anglisë dhe i Europës, diçka që tregon se çfarë dëshire kishte ai për të luajtur për “blaugranët”.
Sfidanti.al