Tiago tek Liverpuli: Ky klub më përshkruan se cili jam!

Në Gjermani, trajneri i tij Hansi Flik përgëzoi Jurgen Klopin duke thënë se “po merr një lojtar shumë të mirë, por sidomos një njeri të shkëlqyer”. Në Angli, analistët theksuan se Liverpuli mori një nga lojtarët e paktë të mundshëm që mund ta rrisë edhe më shumë nivelin e ekipit, dhe të jetë vendimtar në luftën për mbrojtjen e titullit në Premier Ligë. Vetë Tiago Alkantara, tha disa fjalë “prej ari”, duke u shprehur se “ky klub më përshkruan se cili jam”. Pra, jam i madh sepse jam i denjë për Liverpulin. Në moshën 29-vjeçare spanjolli me origjinë braziliane dëshiron të ketë përvojën (ndoshta) të fundit të madhe të karrierës. Ai ka fituar 28 trofe të rëndësishëm me Barcelonën e Bajernin, përfshi 2 Champions dhe 11 tituj kampion, dhe me Liverpulin është i bindur se mund të fitojë edhe më shumë.

Sfidanti.al