Humbja e Teutës ndaj Egnatias ishte një prej atyre ndeshjeve që lënë më shumë pyetje sesa përgjigje. Durrsakët zhvilluan një lojë të mirë, në shumë momente dominuan kampionët në fuqi, krijuan raste të pastra shënimi dhe arritën të ushtrojnë presion konstant, por në fund u ndëshkuan nga efikasiteti dhe cinizmi i rivalit. Pushimi dimëror shihet si një mundësi reale për t’i dhënë skuadrës freski. Drejtuesit e klubit po punojnë prej ditësh për të identifikuar afrime cilësore, sidomos në repartin ofensiv dhe sulm, aty ku është ndier më shumë mungesa e konkurrencës dhe alternativave. Pritet që Teuta të sjellë lojtarë me eksperiencë, të aftë të bëjnë diferencën në ndeshjet e mëdha dhe të mbajnë qetësi në momentet vendimtare.

