Strakosha zgjidhet më i miri i ndeshjes Anderleht-AEK

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ishte heroi i AEK-ut në barazimin 1-1 të regjistruar në transfertë ndaj Anderlehtit të Besnik Hasit, në sfidën e “play-off”-it të Conference League.

Gardiani kuqezi arriti të kryente plot 10 pritje duke “tërbuar” belgët.

Gjashtë nga pritjet e Strakoshës ishin brenda zonës, teksa në fund të sfidës u zgjodh edhe më i miri i sfidës.
30-vjeçari u vlerësua me notën 9 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Për sa i përket ndeshjes, Dolberg shënoi në minutën e 21-të për Anderlehtin, ndërsa Eliason barazoi sfidën për skuadrën greke në minutën e 74-t.

Në fundin e sfidës AEK-u mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Mantalos.