Vetëm pak minuta para se të ndodhte, sulmuesi belg kishte pësuar një faull nga Romanjoli dhe shkëndijat kishin nisur që nga ai moment. Gjithsesi, Romelu Lukaku u duk se e la me kaq acarimin e çastit, por pas pak nisi përplasja me Zllatan Ibrahimoviçin. Nga videot që u hodhën menjëherë në rrjetet sociale u kuptua se suedezi kishte qenë provokatori pasi e kishte ofenduar Lukakun, duke i thënë “shko bëj ato ritet e tuaja prej m… diku tjetër, gomar i vogël”. Mirëpo Lukaku nuk është një gomar i vogël, por një gjigand edhe pse gjithnjë është cilësuar si “vigani i mirë”. Përgjigja e tij ishte tepër ofenduese gjithashtu, madje tepër ndërsa sulmuesi i Interit e humbi gjakftohtësinë dhe e kërkoi Ibrën për të larë hesapet deri në hyrje të tunelit në “San Siro”. Pas pushimit, Ibra u përjashtua për shkak të një faulli duke marrë të verdhën e dytë, ndërsa të dy lojtarët u ndëshkuan me karton të verdhë që pas sherrit. Me gjasë, do të ketë ndonjë gjykim nga Disiplina me pamjet filmike dhe mund të vijë një dënim më i rëndë.
Sfidanti.al